Disidenti
Lajme

Dhuna në Kuvend, Kosova bëhet “horë” në ballinat e mediave më të njohura ndërkombëtare

0Shares

Mediat më të njohura botërore sot e kanë vendosur Kosovën nëpër ballinat e tyre, por, jo për ndonjë ngjarje pozitive. Rrahja dhe dhuna e sotme në Kuvendin e Kosovës e ka bërë “horë” shtetin në sytë e mediave të huaja.

BBC i ka kushtuar një artikull asaj që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës duke shpjeguar se rrahja me grushte ndodhi për shkak të hedhjes së ujit mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në artikullin e BBC shkruhet se “kjo ndodhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës”.

“Kryeministri Kurti po i drejtohej sallës kur shpërthyen emocionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan rrahjet”.

Edhe The Gurdian i ka kushtuar një artikull të tillë Kosovës, ku ka treguar për rrahjet në Kuvend dhe ka përshkruar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Kosova u bë “gaz i botës” edhe në ballinën e medias CBC NEWS që i kushtoi një artikull rrahjes së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Përveç kësaj, edhe media të tjera të njohura si Reuters e shumë të tjera kanë paraqitur edhe vizualisht atë çfarë ka ndodhur sot në Kuvend./Paparaci.com/ 

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net