Disidenti
Lajme

Detaje ekskluzive: I dyshuari për plagosjen në Klinë grabiti një veturë në mes të rrugës dhe u arratis

0Shares

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për plagosjen në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, ku i dyshuari Tush Frroku, për motive akoma të panjohura e ka plagosur me armë zjarri viktimën Anton Prela.

Sinjali mëson se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, Frroku ka grabitur një veturë në mes të rrugës, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.

Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Në anën tjetër, viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net