Disidenti
Lajme

Deputeti ukrainas dorëzon një rezolutë në Parlamentin e Ukrainës për njohjen e Kosovës

Një deputet ukrainas po bënë përpjekje që vendi i tij të njeh shtetësinë e Kosovës.

Oleksiy Goncharenko, deputeti ukrainas, ka dorëzuar në Kuvend një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka ritheksuar faktin se në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare.

“Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar. Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, për të cilat ne përpiqemi, e kanë njohur tashmë Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Prandaj, një hap konsistent i Ukrainës tani do të jetë njohja e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehja e mbështetjes ndërkombëtare. Refuzoni menjëherë një lloj tjetër manipulimi – situata midis Ukrainës dhe psedovrepublikami “LDNR” nuk është e njëjta situatë si në Kosovë dhe Serbi. Ky është momenti kur Kosova realisht ka të drejtën e pavarësisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se deputeti dhe njëherësh anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës kishte reaguar edhe lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Goncharenko përmes një mesazhi në rrjetet sociale pohoi se Ukraina duhet të mbrojë kosovarët nëse Serbia pushton Kosovën, duke shtuar madje se Ukraina është gati të veprojë me trupat në terren.

Ndryshe, përfaqësues të lartë të shtetit dhe ambasadorët ukrainas në Serbi kanë bërë të ditur disa herë se nuk e kanë në rend dite njohjen e Kosovës

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

Deputeti ukrainas dorëzon një rezolutë në Parlamentin e Ukrainës për njohjen e Kosovës