Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Facebook”, duke thënë se kryeministrit Albin Kurti po i mungon vetëm violina.
Madje, ai shihet në këmbë në parlamentin e Kosovës, teksa xhirohet duke bërë me gjeste se kinse po i bie violinës.
Ai mes tjerash, ka hedhur kritika ndaj pushtetit të Albin Kurtit lidhur me ngjarjet në veri të vendit, teksa qeverisjen e tij e ka quajtur të tmerrshme.
“Edhe pse Kurti historikisht ka pas dëshirë me i shpërfill SHBA-të nuk e besoj që është aq “tarak” mos me u koordinu me partnerët tanë për një çështje si kjo që në momente tejkalon kompetencat tona të sigurisë e i prek ato rajonale”.
“Duhet ti reagojmë egos së sëmurë politike të Kurtit i cili e keqpërdori brutalisht edhe reciprocitetin si ide edhe koordinimin me partnerët tanë duke hyrë totalisht i papërgaditur në aksion. Duke e rrezikuar policinë tonë për ta përmbushur egon e tij dhe duke u tërhequr me turp”, shtoi ai.