Disidenti
Lajme

Deputeti i LVV-së: Koalicioni PLAS po dëshiron ta rrëzojë Qeverinë

0Shares

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka reaguar pas paralajmërimeve të deklaratave të opozitës se Kuvendi do ta rrëzojë Qeverinë.

Batusha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se koalicioni “PLAS”, po dëshiron rrëzimin e qeverisë.

“I vetmi koalicion aktual është PLAS (PDK, LDK, AAK dhe LS) për rrëzimin e qeverisë legjitime të zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike. Dëshirë kanë, ndoshta edhe ëndërr, por janë largë të bërit realitet”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Qeveria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe e kryeministrit Albin Kurti, është e vetmja qeveri që është formuar pa votat e Listës serbe, pa koalicion me ta dhe nuk varemi asesi dhe asnjëherë nga ata. Kjo ka bërë që Qeveria të jetë më stabile, e pa shantazhueshme nga kërcënimet e Beogradit. Në anën tjetër mos përfshirja në koalicion apo marrëveshje ka bërë që LS të humb fuqinë politike që ka pasur brenda institucioneve të Republikës.

I vetmi koalicion aktual është PLAS (PDK, LDK, AAK dhe LS) për rrëzimin e qeverisë legjitime të zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike. Dëshirë kanë, ndoshta edhe ëndërr, por janë largë të bërit realitet.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net