Stefan Schwarz, burri i kryediplomates kosovare,i cili në vazhdimësi ka qenë i zëshëm për dënimin e krimeve të kryera në Bosnje e Hercegovinë, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.
Schwarz e ka quajtur “përbindësh” Ratko Mlladiqin dhe ka shkruar në gjuhën boshnjake se “Po, ai do të vdes në burg”.
Të njëjtën frazë ai e ka shkruar edhe në gjuhën angleze.