Disidenti
Lajme

Deklarata e Shefqet Krasniqit për Shkurte Fejzën, Tahiraj bën thirrje për reshtim krah “Nismës së Deçanit”

0Shares

Hoxha Shefqet Krasniqi ka ngjallur reagime të shumta pas deklaratës së tij në lidhje me këngëtaren Shkurte Fejza.

Deklarata e Krasniqit se “Shkurte Fejza nuk është aq fetare sa duhet” ka prekur jo pak njerëz duke përfshirë këtu edhe figura të njohura publike.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Saim Tahiraj, njëri prej nismëtarëve të “Nismës së Deçanit”.

Ai ka thënë se Shkurte Fejza është një frymëzim i shumë gjeneratave. Sipas tij, deklarata e Krasniqit tregon s sa e domosdoshme ishte “Nisma e Deçanit” e cila po shndërrohet në Lëvizje Mbarëkombëtare.

Postimi i plotë:

Shkurte Fejza madhështore, ishe frymëzim i shumë gjeneratave për liri e Pavarësi, ishe kushtrim për mobilizim në luftën tonë të shenjtë. Ju jeni Heroinë e gjallë e kombit tonë, jeni lapidar i ngritur në zemrat e çdo Shqiptari. Ju jeni shkëmb madhështor i pamposhtur, përballë hienave që sulmojnë pamëshirshëm kulturën, traditë dhe identitetin tonë kombëtar.

Sa e drejt dhe e domosdoshme ishte „Nisma e Deçanit“ e cila po shndërrohet në Lëvizje Mbarëkombëtare. Duhet ndalur sa më parë këta misionar që shpirtin ja kanë shitur armiqve tanë shekullorë. Misioni i tyre është të shkatërrojnë çdo gjë shqiptare dhe identitetin tonë kombëtar ta shndërrojnë në identitet fetarë. Zgjohuni dhe bashkohuni shqiptarë kudo që jeni, rreshtohuni përkrah „NISMËS SË DEÇANIT“ dhe të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga këta misionarë shpirtshitur.

SHQIPTARIA MBI TË GJITHA

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

Disidenti.net

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net