Disidenti
Lajme

Daut Haradinaj me veteranët kroatë në Knin, aty ku nisi Operacioni “Oluja” që gjunjëzoi Serbinë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar në Kroaci vendin ku 27 vjet më parë filloi operacioni “Oluja”, i cili u zhvillua kundër ushtrisë së Millosheviqit.

“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni “Oluja”. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj, derisa në fotografitë që ka shpërndarë në Facebook shihet veshur me bluzën që emrin e po këtij operacioni.

Haradinaj gjithashtu tha se në Kroaci ka takuar edhe luftëtarë tjerë që kanë marrë pjesë në luftërat e Kosovës dhe Kroacisë.

“Sot në Pirovac të Kroacisë takova dy miq të vjetër që vazhdojnë të jenë vlerë e shoqërisë sonë. Mark Shala, një oficer i luftës në Kroaci dhe në Kosovë, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë tonë si dhe djalin e Gjon Berishës së ndjerë, Markun i cili po vazhdon rrugën e babait të tij”.

Haradinaj në Kroaci po qëndron bashkë me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të luftës në Kroaci, Agim Çeku, me rastin e 27-vjetorit të fillimit të Operacionit “Oluja”./Gazeta Express/

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

Daut Haradinaj me veteranët kroatë në Knin, aty ku nisi Operacioni “Oluja” që gjunjëzoi Serbinë