Në orët e para të mëngjesit të sotëm Ferizaj është tronditur nga një vrasje e ndodhur. I vdekur ka mbetur G.H i moshës 30 vjeçare, derisa i dyshuar për vrasjen është Q.J (30).
G.H siç ka njoftuar Policia e Kosovës ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa Q.J është kapur në flagrancë me armë në dorë po ashtu në vendin e ngjarjes.