Aktivistë të Partisë Socialdemokratë (PSD), sot kanë zhvilluar një aksion duke e gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Aksioni është zhvilluar pak minuta më parë, derisa ministri Murati ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.
Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së zhvilluan aksionin kundër ministrit, Hekuran Murati, duke e gjuajtur me miell.
Ndërkohë, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar një video në Facebook ga momenti i aksionit drejtuar shefit të kuletës kosovare.