Së fundmi janë shfaqur disa render 3D të cilët e paraqesin iPhone 13 Pro në vizualizimin 3D nga të gjitha anët, dhe detaji më i dukshëm është ‘notch’ më i vogël, ndërsa pjesa tjetër e telefonit besohet se do të mbetet e njëjtë me iPhone 12.

Klikoni në këtë link për ti parë gjithë renderët e iPhone 13

Veçanërisht, gjithashtu duket se forma e kamerës në pjesën e pasme tani është më e madhe se më parë, ndoshta duke imituar atë nga iPhone 12 Pro Max të vitit të kaluar. Kjo mund të nënkuptojë që potencialisht kamerat në iPhone 13 do të vijnë të përmirësuara këtë vit, të paktën për modelin iPhone 13 Pro.

Pajisja gjithashtu mendohet të jetë më e trashë se modeli i vitit të kaluar, gjithashtu. Seria e re e iPhone thuhet se ka një madhësi prej 146.7 mm x 71.5 mm x 7.6 mm e cila është rreth 0.2 mm e madhe se sa ajo në iPhone 12 Pro.