Disidenti
Lajme

Dalin 100 eurot për 46 mijë studentë

0Shares

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat e shtesës prej 100 euro për studentët.

Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët ka pasur informata të sakta.

Megjithatë, Murati the se pagesat nuk janë dorëzuar për të gjithë studentët, pasi që të dhënat nga universitetet kanë qenë të mangëta.

“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, shtoi ministri.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net