Disidenti
Lajme

Çun Lajçi reagon i revoltuar: Ju, PDK-uca kurrë ma votë populli s’do t’ merrni, marre paqi tash e deri t’ekzistojmë!

0Shares

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës ku pati përleshje masive ndërmjet pozitës e opozitës, përkatësisht LVV-së e PDK-së.

Në një postim në Facebook, Lajçi shprehu revoltën ndaj sjelljes së deputetëve të PDK-së, duke iu thënë se “shkronjat e arta të UÇK- së edhe Liria ka emër, sot e morën përgjigjën; – etjen për gjak vëllau”

Postimi i plotë:

Ju pashë!

Jo juve, po fytyrat e qenve të tërbuem për ujë!

Edhe shkronjat e arta të UÇK- së edhe Liria ka emën, sot e muerën përgjigjën; – etjën për gjak vëllau!

Tani, Ju që i dërguet çlirimtarët n’birucë, me vota tueja, sot me grushtat tuej i përmutët fytyrat me shumë ngjyra!

Edhe atë grimë dashni që e kemi pasë për luftën tuej, sot e 100 vjet vdiq n’zemrat tona!

Edhe atë grimë dyshimi që e patëm për Kurtin, sot e njiqindvjet jetoftë n’kujtesat tona!

Ju, PDK- uca kurrë ma votë populli s’do t’merrni.

– Shkoni në Beograd e gllasituni!

Marre paqi tash e deri t’ekzistojmë!

U munduet me grushta ti mbuloni fëllqësitë e hajnitë, e Vuçiqit i çuet fjalë; – na ke n’ballë t’militarve!

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net