Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi i është drejtuar kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Lajçi përmes një postimi në Facebook duke iu drejtuar Kurtit kërkon që t’i largojë barrikadat në veri, të vendosura nga grupet kriminale serbe.
Më poshtë reagimin e plotë:
S’po ju shkruej prej Zvicërrës jo. Prej Prishtinës po rrehi gjokës. N’Kosovën e barikadave jam kthye me mija mërgimtarë. Po pi çaj të nxehtë në njenën prej qinda kafiterive e po bërtas:
Çka pret o taravol? Hiqi barikadat o turrec!
Mos harro se gjoksin e ke ba gropë tue thanë: Unë, unë, unë!
Edhe unë po rrehi gjoks tue pi çaj por kamionët u kryquen n’Lagjën e Boshnjakëve!
KFOR po thotë s’guxoni me i prekë!
Kryetarët e partive po çojnë pluhun n’det: Hiqi barikadat po thonë, por s’po thonë po i heqim! Patatën e nxeht asnjeni s’po don me mbajt n’dorë!
Lueje sherr budallën ma n’fund o Albin! Bahu artist i çmendun si unë e prijë se KFOR-i s’ka me t’lanë me kapërcye as Urën as Car LLazarin, po t’pakten mashtrona neve,popullin: Ja unë Kryeministri që i mbaj premtime!
Si Rakiqi prij e t’shohim a do t’vimë ne trimat që po kërkojmë nga ti me i largua me forcë kamionët e kryquem rrugëve. Nisu se aty do t’shihet kush e ka me sherr e kush e don vërtetë lirinë e vendit!
Kjo Kosovë ka lind shumë trima, por ata s’kan pasë fjalë, po punë të vështira!