Disidenti
Lajme

Çun Lajçi befason me kërkesën për Albin Kurtin: Thirri mendjes për Zajednicën se ka me të mallkuar populli!

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka thënë se më nuk do t’i shkruajë letra kryeminstrit Albin Kurti, pasi sipas tij, ky i fundit nuk do të ketë më kohë as për gjumë.

Kjo për shkak të problemeve dhe çështjeve të mëdha, të cilat sipas Lajçit po e presin Kosovën.

Por, ai i ka kërkuar Kurtit të “zhvishet nga egoja” dhe të bisedojë edhe me opozitarët për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, për të cilin ka shprehur bindjen se do të bëhet.

“Ma kollaj e ke, me i përbi shamjet, mbasi ta keshë marrë mendimin e Opozitës e Amerikës që po t’vjen mbrapa! Ajo i ndihmoi ushtarët tonë e na shpëtoi nga shfarosja, mos e përbuz, se ajo asht fati yt dhe i popullit tand”, ka shkruar Lajçi në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Albin, ma nuk t’shkruej!

Dje t’shkrova, por ti s’ke kohë për letra se nuk ke kohë për gjumë e s’ke me pasë deri sa të ngulet huni e t’lidhen dy pej, që shkojnë: Ibrit përpjetë njeni e tjetri luginës tëposhtë kah rrjedhë Drini. Ti, n’qofsh i Yni e n’paç mend, nuk e lidhë as nuk e këputë pa t’thanë Amerika!

Zgjidh pra para se të këputët, se ma nuk lidhet!

Kan me t’mallkua, e din ti, por kur je hipë n’maje t’plehut e je kokorisë, atëherë duroi thupërat. Kaçaroten kemi me ta pre e samarin kemi me ta thye. Kalin jo, se i tutemi shkelmit!

Thirri mendjes! Mos e dëshpëro, popullin se të duhet nesër. Mos e humb besimin që ta dha se zor se t’kthehet prap!

Vetëm Muhamedi a.s, e Jezusi, ishin t’pafajshëm!

Ti nuk je, sa do që fajeve u ke ikë e lakmia nuk t’ka krymbë, si ata që po t’thonë: Ti budalla i shtëpisë se budallëve!

Qielli asht i të gjithve o Albin! Sa do që t’përlloqun të dukën, ti duhesh me ua marrë mendimin edhe atyne që po gjuejnë gurë mbi samarin tand, se vetëm nuk ndahet e drejta, sado i drejtë t’jeshë!

Pyete njenin e tjetrin, për me mujtë m’u ndie i sigurt, i qetë kur ta ngulish hunin (se ke me ngulë) e kur ta lidhësh penin, fatin e popullit, për mos me u këputë ma!

Kosova s’asht zyrja jote! As grupi Parlamentar i VV-së! Asht mal e mali ka gjithçka!

Nuk ndahesh me Serbinë pa Amerikën! Dhe, sa do t’krymbun fajesh t’jenë opozitarët, thirri e merre pëlqimin e mendimin e tyne, nëse nuk don me qenë i anatemuem deri n’vdekje, se plani për Zajednicën asht krymbi i brejtjes se Shtetsisë!

Zhveshu prej egos e krenarisë se teprueme!

Ma kollaj e ke, me i përbi shamjet, mbasi ta keshë marrë mendimin e Opozitës e Amerikës që po t’vjen mbrapa!

Ajo i ndihmoi ushtarët tonë e na shpëtoi nga shfarosja, mos e përbuz, se ajo asht fati yt dhe i popullit tand!

Ma nuk t’shkruej!

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Disidenti.net

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Disidenti.net

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Disidenti.net
Disidenti

Çun Lajçi befason me kërkesën për Albin Kurtin: Thirri mendjes për Zajednicën se ka me të mallkuar populli!