Disidenti
Lajme

Çmime rekorde, në Pejë nga sot buka kushton 50 cent, byreku 1 euro!

0Shares

Java nuk ka nisur mbarë për qytetarët e Pejës. Nga sot, një bukë në Pejë në shumicën e furrave kushton 50 cent.

Indeksonline ka siguruar çmimet ku siç shihet kanë variuar nga 40 cent në 50 cent për një.

Çmimet janë rritur edhe tek byrekët. Nga 70 cent, furrat kanë rritur çmimin e byrekëve në 1 euro, shkruan Indeksonline.

Se pejanët e kanë marrë me seriozitet rritjen e çmimeve, tregon njoftimi i dhënë në disa nga lokalet në këtë qytet.

Nga sot është njoftuar edhe rritja e çmimit të kafes, ujit e rakisë. Çmimi i kafes nga 50 cent është rritur në 70 cent.

Çmimet në Pejë kanë filluar të rriten edhe tek shërbimet. Nga 1 euro sa ishte starti në Taxit e Pejës, tani në shumicën prej tyre është rritur çmimi në 1 euro e gjysmë./Indeksonline/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net