Disidenti
Lajme

Çka janë çu peshë në PDK kundër Ushtrisë, kundër shqiptarëve të Malit të Zi, kundër arrestimeve…!

Fondi për Sigurinë e Kosovës për FSK-në dhe raste emergjente tashmë u bën muaj që është themeluar. Kryeministri Albin Kurti me themelimin e këtij fondi ka ftuar të gjithë pa dallim për ta ndihmuar Forcën e Kosovës.

Por, ky fond siç duket po përplas opozitën, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Këto dy parti edhe pse për më shumë se një vend e kanë kritikuar qeverinë si në kor, por së fundi disa reagime të ashpra të PDK-së, veçanërisht për fondin për mbrojtje, i ka ndarë këto dy parti partnere. Duket se kanë filluar ta shmangin gjuhëne përbashkët kritike, shpeshherë pa kritere.

Përplasja filloi pasi deputetja GanimeteMusliu, gjatë një vizite në Gjermani bëri thirrje te mërgimtarët që të mos mbledhin para për këtë. Sipas saj, Kosova është shtet i pavarur dhe jo një organizatë joqeveritare.

Ajo gjithashtu ka kundërshtuar edhe AAK-në, duke iu bërë thirrje të mos i bashkohen degjenerimit të ushtrisë së Kosovës.

Eksponent të AAK-së patën gabuar rënd kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës. Kosova është shtet e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh”, kishte deklaruar Musliu.

E, Musliut dhe të tjerëve që janë kundër këtij Fondi u është përgjigjur vet kryetari i AAK-së, RamushHaradinaj.

“Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK-së kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin. A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kanë problemin me Albin Kurtin?! Nëse është kjo e fundit, ka hapësirë boll për ta sulmuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”! Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”. Ishte reagimi i Haradinaj përmes rrjeteve sociale.

Mulliqi: Nëse PDK janë mësuar të keqpërdorim shumëçka në Kosovë

Lidhur me këtë analisti, Skënder Mulliqi, thotë se policia dhe ushtria janë shtylla të shtetit, andaj edhe duhet të ketë investime.

“Qeveritë e kaluara, kur pushtetin e kishte PDK-ja nuk menaxhonte mirë, dhe nuk u interesua sa duhet për forcimin e strukturave mbrojtëse të Kosovës. Shtyllat kryesore të një shteti janë ushtria dhe policia, të cilat duhet pajisur me armatime më të sofistikuara për mbrojtje nga çdo agresion i jashtëm eventual. PDK-ja po e kundërshton Fondin e Sigurisë, kur gjendja është serioze në rrafshin global për ndonjë luftë botërore. Qe shumë kohë Serbia edhe pse e humbi luftën në vitin 1999, ajo është duke na kërcënuar me luftë. Sigurisht se kjo gjendje e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë, ka imponuar edhe formimin e Fondit të Luftës, dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, thotë ai.

Sipas tij, deklarimet e PDK-së, kundër fondit, janë të palogjikshme, por në rast se PDK-ja janë mësuar të keqpërdorim shumëçka në Kosovë, kjo nuk ju jep të drejtë të mendojnë se edhe kjo qeveri do të bëjë veprime të njëjta.

Madje, edhe Haradinaj e kundërshtoi deklaratën e Musliut në lidhje me këtë fond.

“Edhe shtetet shumë më të fuqishme se Kosova në raste të tilla kërkojnë mjete nga qytetarët e vet për mbrojtjen e vendit. Madje, PDK-ja filloi shumë çuditshëm lobimin te mërgimtarët tanë nëpërmjetpërfaqësuesve të saj politik, që mos të ndahen mjete për këtë fond. Nëse këta janë mësuar të keqpërdorin shumëçka në Kosovë, kjo nuk ju jep të drejtë të mendojnë se edhe kjo qeveri do të bëjë veprime të njëjta. Dihet se fondet në rrethanat normale duhet të kenë mbështetje ligjore, por edhe ky fond nuk është aspak i jashtëligjshëm. Mjetet për fond do të kenë transparencë. Nuk është aspak korrekte deklarimi i tyre, duke kërkuar që AAK-ja mos t’i bashkëngjitet fondit, të cilën po e përkrahë kjo parti. Ushtria nuk forcohet me fjalë, me retorikë sterile politike siç po e bënë këtë gjë Musliu dhe disa eksponentë të tjerë të PDK-së. Të bërit opozitarizëm konstruktiv, dallon shumë nga kjo se si po veprojnë një pjesë e opozitës për Fond të Luftës, kur dihet se të gjitha shtetet në rajon, janë duke u ngutur për armatosjen e ushtrive të tyre. Se lufta mundet nesër të na troket te dera. Kjo sikur nuk po ipreokupon fare disa zëra të jetës politike opozitare në Kosovë, thua se nuk bëhet fjalë për shtetin e tyre”, shpjegon ai.

Në fund, Mulliqi thotë se Fondi nuk është lëmoshë siç e quan ajo, por është ndihmesë nga ana e qytetarëve, të cilët janë shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e fondit.

Ai shton tutje, se Kurti nuk e ka bërë degjenerimin e parlamentit, por e ka degjeneruar PDK-ja me papërgjegjësi dhe mos llogaridhënie.

“Zonja Musliu duhet të jetë e vetëdijshme se Fondi nuk është lëmoshë siç e quan ajo, por është ndihmesë nga ana e qytetarëve të cilët janë shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e fondit. Çdo ditë pothuaj kemi provokime për luftë nga Vuçiqi në veri të Kosovës, dhe shtrohet pyetja si do të mbrohemi nëse nuk armatosemi deri në dhëmb? Kurti nuk e ka degjeneruar parlamentin, siç pretendon Musliu për Kurtin, kur ai ishte në opozitë, por e keni degjeneruar ju me mos përgjegjësinë dhe mos llogaridhënien politike. Problemin e keni siç u shpreh edhe Haradanaj, me Albin Kurtin, pse ai është në pushtet e jo ju. Sikur të ishit ju në pushtet, siç edhe po kërkoni zgjedhje të reja, gjithçka do të ishte në rregull, edhe puna e Fondit për Ushtri”, përfundon analisti.

Ahmeti: Mbështetja për këtë Fond është diçka vullnetare e jo me çdo kusht

Analisti Hidajet Ahmeti sa i përket fondit ka thënë se është mundësi e mirë për fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Fondi i Sigurisë është mundësi shumë e mirë shtesë për fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës. Qeveria e Republikës e ka rritur buxhetin për Ushtrinë, dhe e ka anashkaluar në kuptimin institucional, por çfarë ka të keqe nëse kemi një fond shtesë, i cili do ta fuqizonte dhe modernizonte Ushtrinë e Kosovës”, thotë analisti.

Sipas tij, Qeveria Kurti mund të kritikohet për shumë çështje, por jo për këtë ide shumë të mirë, ku qytetarët vullnetmirë mund të ndihmojnë.

“Mbështetja për këtë Fond është diçka vullnetare e jo diçka që qeveria po e kërkon me çdo kusht. Qeveria Kurti mund të kritikohet për shumë çështje, por jo për këtë ide shumë të mirë, ku qytetarët vullnetmirë mund të ndihmojnë. Është shumë neveritëse kur subjektet opozitare lëshohen me nivelin më të ulët të diskursit lidhur me këtë Fond, gjë që shpërfaq atë mllefin që kanë për Kurtin, por jo që janë objektiv në kritika ndaj këtij Fondi”, përfundoi ai.

Thaçi: VV ia paska mësy kapjen e Këshillit Drejtues të UP-së, epsh pushteti

Disidenti.net

Shkëlzen Gashi: Frikohem se VV do ta përkeqësojë arsimin në Kosovë, se për që e reformon jo

Disidenti.net

Gjinovci: Urime Kryeministrit kapjen e institucioneve arsimore

Disidenti.net
Disidenti

Çka janë çu peshë në PDK kundër Ushtrisë, kundër shqiptarëve të Malit të Zi, kundër arrestimeve…!