Disidenti
Lajme

Çka e lidh të arrestuarin e sotëm me ish-deputetin Gani Dreshaj?

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit dhe dy zyrtarët të tjerë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

E një nga të arrestuarit është Armend Osaj, fytyrë e njohur për publikun edhe për një arrestim të bërë vitin e kaluar.

Reporteri ka mësuar se Osaj ishte arrestuar edhe më 6 mars të vitit 2020, lidhur me një dyshim për nënshkrim të marrëveshjeve që dëmtonin Telekomin e Kosovës deri në 100 mijë euro.

Një raport që ka siguruar gazeta, tregohet se Osajt dhe tre të tjerëve u ishin bastisur zyrat lidhur me këtë dyshim.

Atë botë, Osaj ishte drejtor dhe merrte pagë prej hiç më pak se 3 mijë e 529 eurosh. Pas këtij arrestimi, Osaj nuk ishte më pjesë e Telekom dhe sot u arrestua në cilësinë e ish-drejtorit.

Ndër të tjera, Osaj ka një afërsi me ish-deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj, ku i arrestuari kishte punuar si drejtor në kompaninë e tij.

Sidoqoftë, Policia ka konfirmuar aksionin e sotëm duke potencuar se është bërë me urdhëresë të Gjykatës.

“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, thënë Policia.

Ndryshe, Telekomi i Kosovës është përfshirë në skandale të shumta kohën e fundit, ku u zbuluan marrëveshje të shumta që ishin bërë në dëm të kësaj ndërmarrjeje.

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në

Disidenti.net

Hajnat në Gjakovë vjedhin pajisjet e makinave për shtrimin e asfaltit të kompanisë “Benita”, dëmi rreth 15 mijë euro

Disidenti.net

Kraki “shpërthen” ndaj Escobar e Lajçakut: S’janë Amerika e Evropa, Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Disidenti.net
Disidenti

Çka e lidh të arrestuarin e sotëm me ish-deputetin Gani Dreshaj?