Disidenti
Lajme

Çitaku: Kryeministër, në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke

0Shares

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti për takimin e sotëm në Bruksel.

Ajo ka thënë se Kurti në Ohër e ka pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në qendër të asaj marrëveshje ka qenë asociacionin.

“Kryeministër, Ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike. E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush. Sidoqoftë, një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka akuzuar kryeministrin Kurti për arrogancë.

“Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Washington. E Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njejtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel. Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre. Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, ka shkruar Çitaku.

E trishtë: Ky është 18-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Deçan, dyshohet se i dha fund jetës së tij

Disidenti.net

Si u vra nga Bandat Kriminale në Francë ish-ushtari i UÇK-së?

Disidenti.net

Të shtëna me armë në restorant “Leo” në Pejë – plagosen dy persona

Disidenti.net
Disidenti

Çitaku: Kryeministër, në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke