Disidenti
Lajme

Çitaku i quan “amatera të rrezikshëm” Kurtin e Osmanin: Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh

0Shares

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka kritikuar institucionet e Kosovës për gjithë situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës. Ky reagim i Çitakut ka ardhur pas vendimit të sotëm për lirimin e ish-policit Dejan Pantic nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Çitaku ka thënë se betejave për të cilat s’ke dije, guxim dhe vendosmëri që t’iu shkosh deri në fund është më mirë të mos i nisesh fare.

Ajo ka thënë se drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë “amatera të rreikzhëm”.

“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosshmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare. Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar ajo.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net