Disidenti
Lajme

Çfarë i tha Cavusoglu Kurtit? ZKM del me njoftim për takimin në Qeveri

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka njoftuar për takimin që shefi i Qeverisë e pati me ministrim e Jashtën të Turqisë, Mevlut Cavusoglun.

Siç njofton ZKM, Kurti e ka quajtur Turqinë mik dhe aleat të madh të Kosovës.

“Republika e Turqisë është partner, mik dhe aleat i madh i Republikës së Kosovës, tha kryeministri Kurti, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sipas Qeverisë, Cavusoglu e theksoi para Kurtit mbështetjen e Turqisë për Kosovën në disa sfera.
“Ministri Çavuşoğlu theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, sikurse edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai tha se Turqia e mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës dhe se Kosova është vend partner i NATO-s. Po ashtu, theksoi se Republika e Turqisë e ka shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta”, njofton ZKM.

Ministri turk, njoftohet se vlerësoi “marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve”.

“Duke potencuar stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitiv ekonomik, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit. Ai veçoi synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s ndërsa theksoi mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri”, thuhet në njoftim.

Kurti dhe Cavusoglu diskutuan për shumë fusha të bashkëpunimit në ekonomi, energji, siguri dhe mbrojtje.

“U vlerësuan lidhjet e shumta mes dy vendeve, duke veçuar ato mes qytetarëve, që janë një urë për marrëdhëniet e forta dypalëshe”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Latifi kritikon Ramën për mbeturinat: Thua se nuk vjen nga Londra por nga Somalia – Shpendi do të duket yll

Disidenti.net

900 mijë euro i morën pa shkuar në punë, kush janë personat që i gjeti auditori?

Disidenti.net

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian

Disidenti.net
Disidenti

Çfarë i tha Cavusoglu Kurtit? ZKM del me njoftim për takimin në Qeveri