Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për mbrojtjen dhe parandalimin nga covid-19.
Masat e reja janë marrë duke u bazyar në sutuatën e rëndë epidemiologjike që është krijuar ditëve të fundit në vendin tonë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Kufizime ka edhe sa i përket dasmave e ahengjeve e ndryshme familjare, ku ato do të lejohen të mbahen deri në ora 22:30.
Por, çdo i ftuar në dasmë duhet të jetë i pajisur me çertifikatë të vaksinës, ose me testin PCR.
Gjithashtu numri i lejuar është deri në 150 persona.