Disidenti
Lajme

Certifikohen rezultatet, Vetëvendosje del pak mbi 50 %

0Shares

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Gazeta Express.

Numri i votuesve 814129 votues, numri i votuesve me kusht është 89257 votues, ndërsa pjesëmarrja 48,78%.

Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka 50,28 përqind apo 438 mijë e 335 vota, PDK 148285 vota apo 17%, LDK ka 110985 apo 12,73%.

Daka dha statistika edhe për pjesëmarrjen e qytetareve në votime. Ajo konfirmoi se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar gjithsej 877 mijë e 503 qytetarë.

“Numri i votuesve të regjistruar ka qenë 1.851.927, prej tyre 814.122 kanë votuar në secilin vendvotim. 89.257 kanë votuar jashtë vendvotimeve, pra pjesëmarrja në votime ka qenë 48.78%. Numri i votuesve që kanë votuar ka qenë 877.503. Numri i votave të pavlefshme është 21.532, ndërsa të zbrazëta kanë qenë 5.511”, ka thënë Daka.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net