Disidenti
Lajme

Buzhala reagon përsëri: Për t’i dhënë goditje dhunës në Prishtinë, qitjani drynin Bon Vivantit

0Shares

Lokali në Prishtinë “Bon Vivant”, ku u vra një person në mbrëmjen e katër gushtit, ka bërë një reagim përmes rrjetit social Facebook.

Në njoftimin e lokalit thuhet se janë të tronditur nga kjo ngjarje tragjike dhe të shqetësuar që kjo ngjarje solli humbje jete, lëndime dhe trauma ndaj njerëzve.

“Jemi të tronditur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur në BonVivant. Jemi thellësisht të pikëlluar dhe të shqetësuar që kjo ka sjellë humbje jete, lëndime dhe trauma ndaj njerëzve. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë ngjarje të trishtë. Me një thirrje të fuqishme, i drejtohemi sipërmarrësve, stafit dhe çdo qytetari: dhuna dhe krimi nuk kanë qenë dhe as nuk duhet të jenë modeli i jetesës në Prishtinë ose kudo në Kosovë. BonVivant, një vend si shumë të tjerë në kryeqytet dhe në gjithë Kosovën, ka 40 puntorë në stafin e tij, të cilët janë të përkushtuar për të promovuar kulturën e civilizuar, ku njerëzit vijnë jo për të takuar dhe përballuar me të panjohurën e frikshme, por për të argëtuar dhe për të shijuar përparësitë e një jete kulturore të mirëfilltë, ku hapësirat, muzika, shërbimi dhe produktet krijojnë mundësi për ndërveprim dhe harmoni. Kohët e fundit, dhe veçanërisht këto ditë, po shohim një përshkallëzim të dhunës që po prek çdo sferë të jetës, pa dallim moshë dhe vendndodhje. Kjo po ndodh në lokale, në rrugë, në trafik, praktikisht kudo”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Mirëpo me këtë reagim nuk është shprehur i kënaqur Viktor Buzhala, ish zëdhënësi i KEK-ut.

Ai thotë se, për t’i dhanë një goditje të madhe dhunës në Prishtinë, duhet me ia qit drynin Bon Vivantit

“Bon Vivanti paska thanë që dhuna nuk duhet të jetë model i jetesës në Prishtinë.

Havera, Prishtina është qytet shumë i qetë dhe paqësor. Dhunën stil të jetesës e ka Bon Vivanti. Nëse doni me i dhanë goditje të madhe dhunës në Prishtinë, e keni shumë të lehtë: Qitjani drynin lokalit tuaj!”, shprehet Buzhala.

Ndryshe, mbrëmja e 4 gushtit përfundoi me fatalitet për një 39-vjeçar, kurse një numër i madh i personave mbetën të plagosur e të lënduar pas një mosmarrëveshjeje brenda lokalit “Bon Vivant” në kryeqytet.

Ekipe të shumta policore kishin rrethuar perimetrin e lokalit, ndërsa njoftuan zyrtarisht se nga të shtënat me armë kishte të plagosur e të lënduar.

Të lënduarit morën plagë kryesisht nga thyerjet e shisheve e xhamave pas përleshjes që nisi në “Bon Vivant”.

Dosja e Prokurorisë në Prishtinë tregon momentin kritik që çoi deri në fillimisht plagosje e më pas vrasjen e Kastriot Ramadanit.

Sipas dosjes, Andi Pajaziti, Gëzim Zakuti, Dukagjin Nikollaj dhe tashmë i ndjeri Kastriot Ramadani së bashku me një person ende të paidentifikuar rreth orës 23:17 të 4 gushtit gjendeshin në lokalin “Bon Vivant”.

Sipas Prokurorisë, në afërsi të tavolinës ku ishin duke qëndruar Dukagjin Nikollaj e Kastriot Ramadani si dhe një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar, pranë tyre, duke qëndruar në këmbë, ishin afruar Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti.

Dosja e Prokurorisë shpjegon momentin kur palët nxorën armët e zjarrit dhe filluan të gjuajnë në njëri-tjetrin.

Fillimisht, Kastriot Ramadani, me të vërejtur se në lokal kishin hyrë Andi Pajaziti e Gëzim Zakuti, nxjerr armën e zjarrit nga brezi, e njëjtë kishte vepruar edhe Dukagjin Nikollaj, i cili nxjerr armën nga një çantë që e mbante me vete, ku për një moment fillojnë të përleshen fizikisht Pajaziti me të pandehurin Nikollaj.

Tutje, sipas dosjes së Prokurorisë, Kastriot Ramadani më një shishe qelqi godet në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajaziti, e ky i fundit me armë zjarri shkrep në drejtim të Kastriot Ramadanit. Edhe Kastriot Ramadani kundërpërgjigjet më armë të zjarrit, por nuk është i vetmi, pasi edhe Nikollaj gjuan me armë zjarri në drejtim të Pajazitit.

Veprime këto që sipas Prokurorisë kanë rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë, të cilët kishin pësuar lëndime trupore nga predhat e armëve të zjarrit.

Të plagosur të tjerë kishin mbetur edhe Andi Pajazi e Hisni Gecaj, ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte Kastriot Ramadani, i cili edhe kishte ndërruar jetë në QKUK.

Gecaj në përshikrimin e dosjes së Prokurorisë rezulton të jetë pjesëtar i FSK-së.

Gecaj në tërë këtë ngjarje kishte mbajtur në posedim një thikë duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

13 persona sipas Prokurorisë ishin lënduar nga gotat e thyera të qelqit gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Andi Pajaziti sipas Prokurorisë po dyshohet se ka kryer veprën penale – vrasje e rëndë.

Vepër penale e cila sipas Kodit Penal të Kosovës është e dënueshme me jo më pak se 10 vjet dënim me burgim ose me dënim me burgim të përjetshëm.

Pajaziti, sipas Prokurorisë, dyshohet edhe për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, Pajaziti del të jetë recidivist i shumë veprave penale.

Për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dyshohet Dukagjin Nikollaj, i cili, sipas Prokurorisë, në kohën e kryerjes së veprës penale gjendej në arrati. I njëjti dyshohet edhe për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Hisni Gecaj e Gëzim Zakuti dyshohen për veprën penale – pjesëmarrje në rrahje.

Sistemi i Perëndimit së shpejti edhe në Kosovë, e kthen shishen, i merr paratë

Disidenti.net

“Çka nëse e sheh në rrugë”, babai i Rizës flet pas lirimit të Sekiraqës: Shohim se si do të zhvillohet – mirë jo

Disidenti.net

35-vjetori i grevës së minatorëve, Kurti: Me guxim politik, ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

Disidenti.net