Disidenti
Lajme

“Burrat janë zotat, gratë janë robëreshat” — Hoxha zbulon se çfarë i mësonin në shkollë

0Shares

Teologu Drilon Gashi në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në vendin ku ky ka studiuar disa hoxhallarë mësonin se gruas nuk lejohet t’i thuhet zonjë. E përkthyer në gjuhën shqipe kjo do të thotë se burrat janë zotat dhe gratë janë robëreshat.

Gashi fillimisht ka thënë se hoxhë Shefqet Krasniqin e njeh qysh moti për shkak se ka qenë nxënës i tij, por më pas thotë se ka zbuluar gjëra të tjera vetëm pasi filloi të studiojë më thellë.

“Unë doktorin e njoh që një kohë të gjatë, kam qenë nxënës i tij. Me rekomandimin e tij kam shkuar në Medine. Kam qenë nxënësi më i mirë i tij, por më pas kur u bëra me ditë diçka e me i marrë frenat në dorë, i zbulova disa gjëra tjera. Lexova lloje të ndryshme të interpretimit të Islamit”, ka thënë Gashi.

Tutje, hoxha tha se gratë edhe sot e kësaj dite nuk lejohet të vozisin ndërkohë që gjithashtu ndalohet që gruas t’i thuhet zojë.

“Atje disa hoxhallarë thoshin se gruas nuk lejohet t’i thuhet zojë. Këto fjalë përkthehen edhe në gjuhën shqipe “Burrat janë zotat dhe gratë janë robëreshat”. Gratë edhe sot e kësaj dite nuk lejohet të vozisin”, ka thënë Gashi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net