Disidenti
Lajme

Burgim i përjetshëm për “Kasapin e Ballkanit”

0Shares

Ish-komandantit të Serbisë, Ratko Mladiq, i është konfirmuar dënimi me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në vitet e ’90-a në Bosnje e Hercegovinë.

Apeli i Tribunalit të Hagës e shpalli fajtor Mladiqin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djelmosha myslimanë.

Ai ka humbur apelin. Është dënuar për gjenocid, persekutim, shfarosje, vrasje – krim ndaj njerëzimit, vrasje – krime të luftës, deportim, dëbime, terrorizim të qytetarëve të Sarajevës, sulme mbi civilët.

Ratko Mladiq qau gjatë vendimit final ku u shpall fajtor për kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Mladiq, para katër vjetësh, qe dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës. Por, si mbrojtja ashtu edhe prokuroria u ankuan, duke çuar lëndën në shkallën e dytë.

Ratko Mladiq u arrestua më 26 maj 2011 në Serbi, pas 16 vjetësh duke i ikur drejtësisë.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net