Disidenti
Lajme

Burdushi s’shkon në vuajtje të dënimit, mbrojtja thotë se e paraqiti në Apel kërkesën për shtyrje

0Shares

Mbrojtja e Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi”, ka thënë se arsyeja e mos-paraqitjes së Burdushit në Qendrën Korrektuese të Kosovës, përkundër urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës për vuajtje të dënimit, është kërkesa që kanë bërë në Gjykatën e Apelit.

Avokati i të akuzuarit, Durim Osmani ka thënë për Gazetën Insajderi se “Burdushi” nuk ka shkuar në QKK për ta vuajtur dënimin prej katër vite e gjashtë muajsh, meqë kanë kërkuar shtyrje të ekzekutimit të vendimit.

Osmani ka thënë se vendimi nuk bëhet urdhërues, sipas ligjit, kur parashtrohet ankesa në shkallën e dytë të gjykatës.

Shkalla e parë e gjykatës e kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes së “Burdushit”.

Urdhëresa e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e lëshuar më 21 gusht të këtij viti, parashihte vuajtjen e dënimit me burg më 18 shtator të këtij viti. Në këtë urdhëresë, thuhet se nëse i dënuari nuk vepron sipas urdhëresës, përkatësisht nëse në ditën e caktuar nuk paraqitet në Institucionin për mbajtjen e dënimit, gjykata do të lëshojë urdhëresë për ndalim dhe dërgim me forcë për mbajtjen e vuajtjes së dënimit.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe më zëdhënësin e QKK-së për ta pyetur për rastin në fjalë, mirëpo i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Mbrojtja e “Burdushit” kishte kërkuar që vendimi për vuajtje të dënimit të shtyhet nga gjashtë deri në 12 muaj.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net