Disidenti
Lajme

Britanikët duan të bëhen gjermanë, numër rekord kërkesash për pasaporta evropiane

0Shares

Numri i britanikëve që po sigurojnë shtetësinë e një tjetër vendi anëtar të Bashkimit Evropian, thuajse është dyfishuar në vitin 2019.

Shifrat e Eurostat, të publikuara së fundmi, tregojnë se 29800 britanikë janë natyralizuar gjatë këtij viti krahasuar me 16200 që ishin më 2018.

Në 2016, kur britanikët votuan pro divorcit me Bashkimin evropian, më pak se 6700 britanikë morën një pasaportë në një vend të BE-së. Britania e Madhe zyrtarisht doli nga BE-ja më 1 janar 2020, dhe hyri në një periudhë tranzicioni 12 mujore, gjatë të cilës vendi mbeti në unionin e doganave të bllokut dhe në tregun unik. Negociatat për marrëdhëniet pas Brexit-it vazhduan, edhe pse një marrëveshje mundi të arrihej vetëm mbrëmjen e Krishtlindjes së vitit të shkuar. Gjermania është shteti më i kërkuar për britanikët, transmeton Tch.

Që nga referendumi, 29478 qytetarë britanikë janë bërë gjermanë dhe rreth gjysma e tyre, 13675, e bënë këtë në 2019. Franca dhe Suedia janë respektivisht zgjedhjet e dyta dhe të treta të britanikëve. Në total, më shumë se 9600 dhe 8 mijë qytetarë britanikë u bënë shtetas francezë dhe suedezë që nga 2016.

Pjesa më e madhe e qytetarëve të rinj të bllokut janë në moshë pune. Nga 4489 britanikët që u bënë suedezë më 2019, më shumë se 75 për qind ishin mes moshës 20 dhe 59 vjeç. Në Francë, shifra ishte pak më e ulët, por sidoqoftë, mbi 50%.

Avokati Halilaj, ka një mesazh për familjen e heroit Bunjaku: Mos i pranoni për ngushëllim ata që e mbajtën në zyrë Milan Radoiçiqin

Disidenti.net

Avokati Asdren Hoxha tensionohet kur pyetet se a është mbrojtës i të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Disidenti.net

Historiani shqiptar: Banjska e Mitrovicës ishte vendbanim shqiptar

Disidenti.net
Disidenti

Britanikët duan të bëhen gjermanë, numër rekord kërkesash për pasaporta evropiane