Disidenti
Lajme

Britania “burgos” qytetarët, gjobë 5 mijë paund për ata që largohen nga vendi pa arsye

0Shares

Mbretëria e Bashkuar blindon kufijtë mes frikës së një vale të tretë të koronavirusit. Ndalimi i muajve të fundit për britanikët, për të udhëtuar jashtë vendit, me përjashtim të rasteve të domosdoshme, është shndërruar në ligj.

Norma parashikon një gjobë prej 5 mijë paundësh për këdo që tenton të largohet nga territori britanik drejt një destinacioni të huaj pa një “arsye të justifikuar mirë”.

Mediat e Mbretërisë së Bashkuar raportojnë se pushimet jashtë vendit do të jenë të ndaluara deri nëfund të qershorit. Kjo është një ndër masat që qeveria e Boris Johnson po ndërmerr për të ruajtur ecurinë e mirë në kontrollin e pandemisë, gjë e cila po ndihmohet edhe nga fushata më e shpejtë e vaksinimit në Europë.

Këto zhvillime vijnë teksa Britania përkujton përvjetorin e izolimit të parë kombëtar të vendosur pikërisht më 23 mars të 2020-s. Qytetarët u ftuan të mbanin një minutë heshtje në mesditë për të nderuar ata që humbën jetën nga Covid-19.

Përjetimi i britanikëve për këtë periudhë pandemike është i ndryshëm.

“Tani shohim një lloj drite në fund të tunelit. Ka qenë një periudhë mjaft e vështirë”, u shpreh një banor i Londrës.

“Ka qenë mjaft normale për mua pasi pjesën më të madhe kam shkuar në punë çdo ditë. Paksa më ndryshe ka qenë për fëmijët që ishin në shtëpi. Mendoj se po dalim gradualisht nga kjo gjendje”, u shpreh një tjetër.

Britania ka bilancin më të rëndë në pandeminë koronavirus në Europë dhe raporton një total prej 4.3 milionë të infektuarish dhe 126 mijë jetë të humbura.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net