Disidenti
Lajme

“Bonu gati për zgjedhje të reja”

0Shares

Gazetari Vehbi Kajtazi ka paralajmëruar zgjedhje të reja në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit në vend, raporton Express.

Këtë paralajmërim, Kajtazi e ka dhënë përmes një postimi në Twitter.

“Bonu gati për zgjedhje të reja!”, ka shkruar Kajtazi.

Postimi i tij vjen një ditë pas intervistës së Emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili deklaroi se i kanë kërkuar Qeverisë Kurti që ta shtyejë afatin për targat për 10 muaj, por që s’ka marrë zotim nga Kurti.

Ai foli edhe për marrëveshjen finale, derisa tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman.

Escobar deklaroi edhe se ka disa modele evropiane për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se për këto modele ka diskutuar edhe në takimin e djeshëm me Presidenten Vjosa Osmani.

Ndërkohë, sot “Nacionale” dhe “Koha”, duke publikuar pika nga draft-propozimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe

Drafti është i ndarë në katër pjesë kryesore. Në pjesën e parë janë dhënë përkufizimet e përgjithshme, në pjesën e dytë objektivat e Asociacionit, në pjesën e tretë është draftuar struktura e Asociacionit dhe në pjesën e fundit të raportit është hartuar raporti i Asociacionit më institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto katër pjesë të këtij draft-dokumenti janë gjithsejtë 17 nene./Express

 

 

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net