Disidenti
Lajme

“Bombë me sahat në zemër të Evropës”, Krasniqi tregon çka do të ndodhë nëse SHBA dhe BE nuk e ndëshkojnë Serbinë

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nuk po bëjnë asgjë për ta lëvizur Serbinë nga bataku i vasalitetit rus.

Ai ka thënë se nëse lëshohet ky moment kur u shfaq agresioni rus ndaj Ukrainës, Serbia do të bëhet edhe më shumë putiniane e rusofile, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Serbia nuk deputinizohet me fjalë.

Reagimi i Krasniqit në Facebook:

Një moment i ri i favorshëm për ta shkëputur Serbinë nga vasaliteti rus, u shfaq me agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës. Edhe në këtë rast u dëshmua se Serbia është “kolona e pestë e Putinit në Evropë”, siç pati konstatuar Fajnenshel tajms më herët. Por, as SHBA e as BE nuk janë duke bërë asgjë për ta lëvizë Serbinë nga bataku i vasalitetit rus. Ama bash asgjë. Nëse lëshohet ky moment, nëse Serbia del e padëmtuar nga presioni i Perëndimit, ajo do të bëhet edhe më shumë putiniane e rusofile.

Serbia e tillë, me një sukses eventual të Rusisë në Ukrainë, që nuk është i pamundshëm, do të jetë bombë me sahat në zemër të Evropës. Siç ishte në vitin 1914, kur e shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Byrokratët e Brukselit e të Uashingtonit po duken shumë jorealist, teksa po kujtojnë se Serbia merr vesh me fjalë. Serbia nuk deputinizohet me fjalë.

Image

Fotoja e postuar nga Milazim Krasniqi

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

“Bombë me sahat në zemër të Evropës”, Krasniqi tregon çka do të ndodhë nëse SHBA dhe BE nuk e ndëshkojnë Serbinë