Disidenti
Lajme

Biznesmeni nga diaspora: Nuk jemi analfabetë funksionalë, pollavraxhinjtë janë në institucione shtetërore

0Shares

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, deklaroi se sistemi arsimor kosovar prodhon analfabetë funksionalë të cilët pastaj ose bëhen për asistencë sociale ose ikin në Gjermani si punëtor krahu.

Ndaj këtyre deklaratave, ka reaguar Korab Blakaj, biznesmen kosovar nga diaspora, i cili e ka mbështetur Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Blakaj ka theksuar se nuk e ndan të njëjtin mendim me kryeministrin e Kosovës.

Ai ka thënë se rinia kosovare është e aftë për çfarëdo projekti.

Tutje, ai e ka quajtur “asgjëbërës” Kurtin.

“Jo nuk mendoj (që janë analfabetë funksionalë v.j.). Rinia jonë është e aftë për çdo projekt. Me dy fjalë: inteligjenca është në biznis- pollavraxhinjtë asgjëbërës në poste shtetërore!”, tha ai.

Në profilin e tij në Facebook, Blakaj ka treguar disa nga projektet në të cilat ka marrë pjesë kompania që ai e udhëheq.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net