Disidenti
Lajme

Bildi gjerman: “Kosova bllokon planin e BE-së, ekziston rreziku i tensioneve në veri”

0Shares

Mungesa e një zgjidhje për konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë është tashmë një ngërç i rrezikshëm, sipas Bild-it gjerman.

Në artikullin e tij, Bild shkruan se dështimi i këtyre negociatave përbën rrezik për paqen në rajon.

Jakov Devçiq, kreu i zyrës së jashtme të Fondacionit Konrad Adenauer në Beograd, i pyetur nga Bild për këtë çështje tha se ky rrezik mund të shihet në muajt e ardhshëm.

“Ekziston rreziku i tensionit dhe dhunës së mëtejshme në muajt e ardhshëm të këtij vakumi. Për mendimin tim, Kurti dhe Vuçiç janë aktorë racionalë që janë të vetëdijshëm për interesat e tyre kombëtare dhe personale. Të dyve nuk u bën dobi nëse ka teprime të dhunës mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës apo nëse tërhiqen nga procesi i dialogut”.

Sipas tij, “dritarja për normalizim do të mbyllet shpejt, sepse zgjedhjet evropiane në qershor dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA në tetor 2024 do ta lidhin Perëndimin. Deri atëherë, ne duhet të qetësojmë situatën aktuale akute në veri të Kosovës.”

Deri atëherë do të duhet të qetësohet situata në Veri të Kosovës, pasi nuk mund të pranohet një dështim në Evropë.

Gjatë bisedimeve në Bruksel javën e kaluar, sipas Përfaqësuesit të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrel, Kurti nuk pranoi një propozim për deeskalimin e nevojshëm

Një gjë është e qartë, shkruan Bild, që “Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nga ana tjetër, do ta kishte mbështetur atë.”

“Pas Bllokadës së vënë nga kurti, ka patur dhe një ritikë të qartë në drejtim të Prishtinë nga Brukseli, ndërsa BE akuzon Kosovën se po pengon normalizimin e marërdhënieve me Sebinë”, shkruhet më tej në artikull.

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

Disidenti.net

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën, këto janë vendet që votuan pro dhe kundër

Disidenti.net

Cirku i Vuçiqit në OKB, mbante flamurin serb dhe më pas sulmoi Gjermaninë

Disidenti.net