Disidenti
Botë

Biden në Arabi për naftën, grushton duart me Princin të cilin e kishte quajtur vrasës

0Shares

Presidenti amerikan, Joe Biden, po vijon turin e tij në Lindjen e Mesme, në kërkim të rritjes së furnizimeve me naftë në tregjet globale dhe të sigurisë në rajon.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, pas Izraelit dhe Palestinës, po viziton dhe Arabinë Saudite. Biden u prit nga Princi i Kurorës Saudite, Mohmmed bin Salman, me të cilin u përshëndet duke prekur grushtin. Presidenti amerikan është kritikuar ashpër për këtë vizitë të tij, pasi gjatë fushatës ka premtuar ta dënojë Princin e Kurorës, të cilin e ka akuzuar për përfshirje në vrasjen e opinionistit Xhamal Kashogi. Por, Biden është mbrojtur duke theksuar se nuk dëshiron që të prishë raportet me Mbretërinë Saudite.

Në këtë vizitë, kreu i Shtëpisë së Bardhë po kërkon të përmbushë dy synime: të bindë sauditët të pompojnë më shumë naftë për të zbutur krizën e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe të bindë Riadin të normalizojë raportet me Izraelin, duke krijuar një koalicion kundër Iranit, bashkë me vende të tjera të rajonit.

Madje, CNN raporton se kjo mund të jetë një përpjekje për të ndërtuar NATO-n e Lindjes së Mesme, pra një aleancë ushtarake që t’i kundërvihet ndikimit të Teheranit dhe programit të tij bërthamor.

Arabia Saudite depoziton 5 miliard dollarë në bankën qendrore turke

Disidenti.net

Talebanët i futen biznesit, shndërrojnë bazat amerikane në zona ekonomike

Disidenti.net

Rrëzohet helikopteri në Kiev, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 15 persona të tjerë

Disidenti.net