Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se çmimi i naftës është duke rënë.
Sipas tij pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin po ushtron presion global për naftën duke bërë që kjo të ndodhet në xhepat e qytetarëve në mabrë botën, SHBA ia doli, duke liruar një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet.

Kujtojmë se presidenti ka qëndruar javë më parë shtetet arabe dhe u ka kërkuar atyre që rritin furnizimin me karburante.
Ndryshe, çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.
Vetëm dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon.
Ndërkohë që çmimi i naftës në bursë vijon rënien, në Shqipëri nuk është reflektuar ende, duke bërë që çmimi të vijojë të mbetet i lartë dhe i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve.