Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancës e së premtes ka folur për situatën në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se e dinë që situata në atje është seriozë, por se sipas tij disa në Kuvend nuk po e marrin seriozisht.
“Kryeministër po shihet që situata nuk është duke u përmirësuar. Kryeministër duhet të dalësh prej lugut që ta ka përgatitur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq. Komunikimi me NATO-n dhe Amerikën është i domosdoshëm dhe është detyrë e jotja dhe s’ka të bëjë me vullnetin tënd”, ka theksuar Berisha.
Sipas tij presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet t’i ndalë politikat aktuale.
“Protestat e stilit të Gazimestanit, e të Slobodan Millosheviqit në Fushë-Kosovë janë metoda të shekullit të kaluar dhe nuk e ndihmojnë. Vuciqi duhet t’i ndalë këto kopje të lodhëta të kasapit të Ballkanit sepse as nuk na trembin as nuk kanë kurrfarë efekti”, ka deklaruar Berisha.