Disidenti
Lajme

Beqa: Gjuajtja me ujë s’është sulm, aq më pak kur janë temperaturat e larta

0Shares

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, për situatat e dhunës në Kuvendit të Kosovës.

Ai me ironi ka thënë se gjuajtja me ujë nuk është sulm, por aksion simbolik, e sidomos tash kur janë temperaturat e larta.

Ai e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po tenton ta shkatërroj shtetin e Kosovës.

“Nëse e gjuan me ujë dikë, nuk është sulm, e aq më pak kur temperaturat janë të larta. Mendoj që Kurti nuk mund t’i fshehë dështimet që po ndodhin në Kosovë, as për aferat korruptive, të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit. Dhunën duhet ta dënojmë, nuk është mjet, por në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të nënçmohet vlera e luftës. Kurti po del në koordinim jo vetëm me Simiqin e Radojçiqin, por edhe me Vuçiqin. Serbia po fiton, cka fitum na? Mendoj, që Kurti e ka një mision me zhbë këtë republikë, me bë një republike të re, por koha nuk e bën njeri, ky ka zbrastësira, nuk është i përmbushur”, ka thënë ai.

Radojiçiq e fshin “Viberin” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i plagosur rëndë

Disidenti.net

Rrëfim nga Veriu – serbi që ka prindërit në Banjskë: Policia u solli ilaçe, ushqim dhe pije

Disidenti.net

“150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov”, Policia publikon listën e armatimit të konfiskuar në veri

Disidenti.net
Disidenti

Beqa: Gjuajtja me ujë s’është sulm, aq më pak kur janë temperaturat e larta