Disidenti
Lajme

Bekë Berisha pas votimit të komisionerit nga deputetët e VV’së: Ky as për rojtar s’bën

0Shares

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Bekë Berisha ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të VV’së të cilët në krye të Agjenicës për Informim dhe Privatësi kanë votuar Enver Bujarin i cili ishte diskualifikuar nga britanikët në konkurset të tjera.

Bekë Berisha tha se deputetët e VV’së e kanë thyer praktikat e këtij Komisioni.

“I keni prish rregulla ma të mëdhaja dhe mirëkuptimin e mirëbesimin që e kemi pasë për 20 vite, i keni ndrru praktikat dhe tashti reagimi i një përfaqësuesi i një partie politike po të duket i tepërt, Enver”

“Jeni përgjegjës ju që e keni thy praktikat. Vjen përfaqësuesi serb bëhet bashkë me ju dhe mbledhni nënshkrimet dhe e thirrni një seancë tjetër”, u shpreh Berisha.

“Unë e kom votu me 1sha këta, po ky është kanë qëllimi i juaj. Ju e keni votu me 10qe. Urojë që kësi njerëz të mos zgjedhen as rojtar të institucioneve, e jo ma me udhëheq institucione. Kjo ka të bëjë me kapje të shtetit”, ka thënë Berisha para votimit të Komisinerit.

Ndryshe, Komisioni për Siguri sapo ka votuar që Enver Bujari, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Edon Miftari të dërgohen në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës për votim për pozitën e Komisionerit për Informim dhe Privatësi./Periskopi/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net