Skandali i fundit me ish-ministren e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ku pretendohet se burri i saj, Dardan Stublla, ia ka blerë votat asaj në tentim për ta bërë deputet, po vazhdon të jetë temë ditore. Madje pas kësaj ministrja në fjalë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë dhe po ashtu edhe nga posti i saj si ministre.
Tërë kjo ngjarje, si duket prtinë e AAK’së e ka shqetësuar mjaftë shumë. Bekë Berisha i kësaj partia ka bërë kërkesë që të hapen të gjitha kutitë e votimit.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se fajëi qëndron tek sistemi zgjedhor, e që sipas tij është i korruptuar.
Berisha thekson se vjedhje të tilla ka në të gjitha partitë, shkruan Periskopi
“Nuk i komentoj këto fare komunikimin ndërmjet veti e kanë për veti. Për të mirën e të gjithëve me i hapë votat. Ne mundemi me folë këtu me javë, por nëse kutit janë aty dhe e vërteta është në kuti, le të hapen kutitë. Unë përndryshe jam i zgjedhur deputet dhe këtë e kam bërë për kolegë dhe me u rritë besushmëria. Unë besoj që ka parregullësi në sistemin zgjedhor. Na kanë shqetësu këto raste, mirëpo këto ekzistojnë tek të gjitha partitë, është fjala te sistemi, është i korruptuar. Nëse hapen kutit do të shihen që ka vjedhje në të gjitha partitë”, ka thënë Bekë Berisha për Periskopin
Ndryshe kjo ngjarje ka futur në polemika