Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha beson se kryeministri Kurti duhet të dorëhiqet nëse nuk di të gjej zgjidhje për veriun e vendit.
“Ka njerëz që munden me mbajt shtet, kanë tregu që munden me mbajt shtet, e nëse nuk munden këta që sot janë aty është mirë me u largu sepse ka njerëz Kosova gjithmonë ka pas njerëz që kanë ditur të orientohen drejt për vendin.
Nëse bllokohet e nuk di edhe pse i ka 51 për qind e nuk di si të gjendet në këto situata le të largohet por le të tregoj se nuk është i aftë për t’i zgjedhur këto probleme”, u shprehë ai për ‘kosovalive.net’ në “Debat me Ridvan Berishën”.