Këtë e vërejti Berisha dhe iu drejtua Konjufcës se meqenëse Kurti nuk ndodhet në sallë do të diskutojë me kryetarin Konjufca.

E ky i fundit me shaka i tha se Kurti e lëshoi sallën sepse Berisha po i bënte pyetje të lehtë por “është i sporteve të rënda”.

“Ti je i sporteve të rënda, e kur the pyetje e lehtë, prandaj doli kryeministri”, ia ktheu Konjufca me shaka.

Më pas Berisha e ngriti pyetjen në Kuvend, por nuk mori përgjigje në mungesë të Kurtit.

“Bordi i ri që ka me u vendos tani a janë bord i vullnetarëve apo kanë me i harxhu 25 mijë euro si ata të parët”, tha ai.