Disidenti
Lajme

Behramaj: Kurti e pastroi Vetëvendosjen nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së

0Shares

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur dje kryesinë e re të partisë, me mandat katër vjeçar.
Por kjo Kryesi, ndryshoi thuajse rrënjësisht.

Në këtë zgjedhje munguan emrat më të rëndësishëm që kishte Vetëvendosje ndër vite, e u vendosën emra krejtësisht të rinj.

E lidhur me këto ndryshime, ka reaguar edhe ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Behramaj tha se Albin Kurti e pastroi Vetëvendosjen nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së.

Madje ai tha se Kurti sa ishte opozitar, i shtrydhi mirë për ta krijuar figurën e një nacionalisti për vete, krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje.

Por sapo u bë kryeministër, ata i mbajti shumë larg pushtetit dhe favorizoi disa të tjerë, transmeton lajmi.net.

Behramaj shkoi edhe më tutje ku krahasoi veprimet e Kurtit me ato të Hitlerit.

“Edhe Hitleri njëjtë kishte vepruar me shokët e tij, me të cilët ishte rritur, sepse ata e dinin që kundërmonte si personalitet i shthurur”.

Postimi i plotë:

Albin Kurti e pastroi Lëvizjen Vetëvendosje nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së.

Sa ishte opozitar, i shtrydhi mirë për ta krijuar figurën e një nacionalisti për vete krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje. Por, sapo u bë kryeministër, ata i mbajti shumë larg pushtetit dhe i favorizoi krejt disa të tjerë. Nga dje, Kurti i shutoi “patriotët e ndezur” edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tani i duhen disa të rinj, që mund ta shohin atë si idhull, jo ata që e njohin kush është ai në të vërtetë.

Edhe Hitleri njëjtë kishte vepruar me shokët e tij, me të cilët ishte rritur, sepse ata e dinin që kundërmonte si personalitet i shthurur.

Pasi i kishte eliminuar, më pas i kishte sjell disa të rinj, pa kërkesa e ngarkesa, që lumturoheshin vetëm duke qëndruar përkrah tij!.

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net

‘Të priftë e mbara, Kryeministër’: Krasniqi zyrtarizon kandidaturën e Bedri Hamzës

Disidenti.net

PDK propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Disidenti.net