Disidenti
Lajme

Bastisen burgjet e Smrekonicës dhe Dubravës, konfiskohet drogë dhe telefona

0Shares

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në qendrat korrektuese në Smrekonicë dhe Dubravë janë realizuar bastisje, me ç rast tek të burgosurit janë gjetur dhe konfiskuar mjete të mprehta, telefona dhe gjësende të tjera të ndaluara.

Sallahu, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “me datë 22.10.2021, në QK Smrekonicë gjatë një bastisje nga persona përgjegjës nga Drejtoria Qendrore janë gjetur 7 telefona, 11 karikues për telefona, 3 USB, 4 kufje, 4 kabllo të adapterave, 1 mbushës baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, 2 kutia me tableta dhe 2 skalpera”.

“Gjithashtu në të njëjtën ditë në QK Dubravë është gjetur një sasi e lëndëve narkotike”, ka shkruar zv/ministri Sallahu.

Më tej ai ka shkruar se “kontrabanda do të luftohet pamëshirshëm në qendrat korrektuese, sikurse do të merren masa edhe ndaj atyre që kanë ndihmuar në futjen e këtyre gjësendeve të palejueshme dhe të rrezikshme në QK Smerkonicë dhe Dubravë”.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net