Disidenti
Lajme

Baraliu propozon që shamia, martesa mes gjinisë së njëjtë dhe marihuana të futen në një paketë ligjore

0Shares

Analisti i njohur, Bleron Baraliu, ka dhënë një propozim për disa nga çështjet më të ndjeshme: lejimi i shamisë në shkolla, martesa mes gjinive të njëjta dhe legalizimi i marihuanës për personat mbi 18 vjeç.

Ai tha se të gjitha këto duhet të përfshihen brenda një pakete ligjore.

Baraliu tha se nuk ka demokraci liberale derisa të lejohen që të trija.

“A di si mund t’ia lidhim krytë kësaj pune: Ligji për lejimin e shamisë nëpër shkolla të bëhet në paketë me ligjin për martesa njëgjinore dhe të drejtën për të ndezë marijuanë nga 18+.  Deri sa të lejohen të triat, nuk ka demokraci liberale të njëmendtë, dhe kur të bashkohen idhtarët e të tri këtyre kauzave për të respektuar të drejtën e tjetrit për të zgjedhë, atëherë kemi evolucion demokratik përnjëmend”, ka shkruar ai në Facebook.

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net