Disidenti
Lajme

Ballist Morina arrestohet në Tiranë pasi shau Vuçiqin

0Shares

Policia në Tiranë e ka arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar Ismail Morinën, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina, dhe i cili kishte hedhur me dron një flamur në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Beograd.

Shkaku i arrestimit pretendohet të jetë një status i tij në Facebook ku përmendej edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Edhe pse tha se s’do të shkonte, Vuçiq tashmë ka arritur në Tiranë.

“Kam marrë vesh që Vuçiqi don me ardhë në samit nesër, ia kishin pasë mbushë mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA. Unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme i kam marrë me vete, amanet i vjetër prej POTOÇARI janë…”kishte shkruar ai.

Morina ka vazhduar edhe me statuse tjera duke quajtur presidentin serb edhe “zvarranik”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net