Disidenti
Lajme

Bajrami: LDK-ja ka dalë 36% në një sondazh në Prishtinë

0Shares

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë e LDK-ja e ka bërë një matje një javë më parë në Prishtinë dhe kanë dalë 36 për qind.

Ajo tha se LDK-ja është e gatshme që nesër të dalë në zgjedhje.

Por ajo thënë se arsyeje pse nuk i bashkohen iniciativave për mocion mosbesimi është për shkak se opozita nuk i ka numrat në Kuvend.

“E kemi bërë një matje para një jave në Prishtinë dhe kemi dalur 36%. Kjo matje ka qenë për nevoja të brendshme”, ka thënë ajo në emisionin DPT te Fidani.

Këtë sondazh, Bajrami e tha teksa kritikoi Qeverinë sesi merret çdo ditë me sondazhet teksa e ka pushtetin në të gjitha nivelet.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë disa herë u ka bërë thirrje partive tjera opozitare që të mbështesin një mocion te kësaj partie për rrëzimin e qeverisë për shkak të siç tha prishjes, së marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë dhe mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale.

Por kundër janë shprehur nga PDK e LDK duke thënë se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë.

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

Disidenti.net

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën, këto janë vendet që votuan pro dhe kundër

Disidenti.net

Cirku i Vuçiqit në OKB, mbante flamurin serb dhe më pas sulmoi Gjermaninë

Disidenti.net