Nga këto zgjedhje fituese doli të jetë LVV-ja, në krye me Albin Kurtin duke lënë pas vetës partitë e tjera politike.

Ndërsa gjatë këtyre ditëve KQZ ka certifikuar zgjedhjet duke arritur kështu që VV të fitojë mbi 50% të votave.

Kurti pas certifikimit të zgjedhjeve ka thënë se VV-ja ka fituar në referendum me 50.28 %, duke e quajtur këtë shans të madh për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Kurti ka falënderuar qytetarët dhe mërgatën për votat e tyre, duke thënë se fitorja është e secilit prej tyre.

Mirëpo ditë më parë në një intervistë me deputetin e rizgjedhur të LVV-së, Mefail Bajqinovci, “Bota sot”, e ka pyetur se cilat janë pritshmëritë e VV-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.