Disidenti
Lajme

Babë e bir nga Kosova ndalohen në kufi me Shqipërinë, nuk i deklaruan mbi 28 mijë euro

0Shares

Babë e bir nga Kosova, janë ndalur nga policia kufitare në Muriqan, pasi nuk i kanë deklaruar mijëra euro që kishin brenda veturës. Policia shqiptare ka njoftuar se gjatë kontrollit kanë sekuestruar 28,400 euro që i posedonte njëri prej tyre.

I dyshuari është shtetas nga Kosova me banim në Gjermani, thuhet në njoftim.

“Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir)”, thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore”.

“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net