Në tetor të këtij viti bëhen një vjet nga vdekja tragjike e dy vëllezërve, Hasan e Blerian Arifaj nga fshati Ratish i Deçanit.
Babai i tyre, Arif Arifaj pas qëndrimit disa javë në Kosova, sot ka lënë një mesazh te varrezat e tyre dhe është nisur për mërgim, shkruan Insadjeri.org.
Ai me lot në sy ka përshëndetur fëmijët e tij me këtë mesazh: Ne ikëm ne mërgim e ju djemtë e mi qëndroni ne atdhe.
Hasan e Blerian Arifaj humbën jetën tragjikisht me 13 tetor 2020 pasi u goditën nga treni në një stacion hekurudhor në Gjermani./Insajderi.org