Disidenti
Lajme

Avokati shqiptar “godet” ashpër Ramën për draftin e Asociacionit: Ja si të veprojnë Kurti e Osmani përballë “hordhisë pushtuese”

0Shares

Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, e ka quajtur “tradhti”, draftin e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Rama ka deklaruar se dokumenti në fjalë është konfidencial, i hartuar nga nga ekspertë të nivelit më të lartë evropianë dhe amerikanë.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, ky draft merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës, duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ndonëse ka pohuar se nuk e ka parë ende draftin e Ramës, avokati Ngjela, ka thënë për gazetën “Bora sot”, se nga fakti që po mbahet larg nga syri i publikut, kjo është një tradhti.

Ai ka porositur që Asociacionit të mos pranohet nga shqiptarët.

“Po unë ende nuk e kam parë draftin… por, për faktin që nuk e bëjnë publik, kuptohet që është tradhti. Asocacioni nuk duhet të pranohet nga shqiptarët… Por shqiptarët janë tradhtuar gjithmonë nga krerët e tyre. Sëmundje e vjetër kjo”, ka deklaruar avokati Ngjela për “Bota sot”.

Institucionet e Kosovës po ballafaqohen me presionin e madh ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit dhe për shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja në komunat në veri të Kosovës.

Sipas avokatit, krerët shtetërorë duhet të mbrojnë dinjitetin e Kosovës, duke mos lejuar autoniomi juridike të atyre që ai i quajti “hordhi pushtuese”.

“Duhet të ruajnë dhe të mbrojnë dinjitetin shqiptar të shtetit të Kosovës. Kosova është shtet i pavarur, kurse serbët e Kosovës nuk janë etni. Autoktonët nuk mund të lejojnë një autonomi juridike të të ardhurve, që historia i njeh si hordhi pushtuese. Ky është gjykimi absolut dhe moral e patriotik i kësaj çështjeje”, ka shtuar Spartak Ngjela për gazetën “Bota sot”.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se draftin për Asociacionin, ia ka dorëzuar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Zyrtari i Presidencës aksidenton një 14 vjeçar: Policia i tha prindit të tij se ‘fëmija i ka fajet’

Disidenti.net

Fronti Evropian – Kurtit: A po bindesh që s’ia vlenë të përkrahen njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborr

Disidenti.net

Detaje ekskluzive: Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vdekje 44-vjeçarin në Pejë

Disidenti.net